Lajme

Ahmeti: Qytetari i infektuar me COVID-19 shpenzon 50 deri në 400 euro, si Prishtinë jemi të gatshëm të ndihmojmë

0
ahmeti:-qytetari-i-infektuar-me-covid-19-shpenzon-50-deri-ne-400-euro,-si-prishtine-jemi-te-gatshem-te-ndihmojme

Ahmeti tha se shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv me COVID-19, nga xhepi janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve.

“Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore”, tha Ahmeti, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se si Prishtinë janë të gatshëm të bashkëfinancojnë një ndihmë të për qytetarët, nëse niveli qendror ndihmon.

“P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik.Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon”, shtoi ai./Lajmi.net/

Lexo të tjera