Uncategorized

Aida Doçi publikon me videoklip këngën “Rrena e dashnia”

0

Aida Doçi ka disa ditë që e ka paralajmëruar një këngë të re, por të cilën ishte detyruar ta shtynte për shkak të disa problemeve teknike, shkruan lajmi.net.

Por, artistja më në fund e publikoi baladën me titull “Rrena e dashnia”, të cilën e shoqëroi edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Fatmir Muja, orkestrimin e bëri Agon Neziri, ndërsa videon e punoi Bug Production.

Në videoklip, këngëtarja u shfaq e veshur në të bardha dhe dukej shumë elegante.

Kujtojmë se Aida Doçi javë më parë u komentua shumë për lajmin e befasishëm për martesën e saj me Naser Qelin. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

@naserqeli

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1) on

Lexo të tjera