Lajme

Aksident i rëndë në SHBA: Kamioni godet xhipin me 25 persona, vdesin 13

0
aksident-i-rende-ne-shba:-kamioni-godet-xhipin-me-25-persona,-vdesin-13

Një zëdhënëse e autoriteteve për dogana dhe imigracion tha se autoritetet i kanë filluar hetimet për të zbuluar nëse në këtë rast ka pasur trafikim të njerëzve, shkruan Reuters.

Foto: Reuters

Nga pamjet e publikuara shihet se kamioni e ka goditur veturën anash dhe pjesa nga vozitësi është shtypur tërësisht.

Roberto Velasco, drejtor për Amerikën Veriore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Meksikës, tha se është konfirmuar vdekja e dhjetë meksikanëve. Sipas tij, meksikanë ka edhe në mesin e të lënduarve.

Foto: Reuters

Ende nuk dihet se me çfarë shpejtësie kanë qenë duke lëvizur kamioni dhe vetura SUV ose nëse vozitësi i veturës nuk e ka respektuar shenjën për ndalim të detyrueshëm para lidhjes në një rrugë tjetër.

Viktimat, në mesin e të cilave është edhe vozitësi i veturës, janë të moshës nga 15 deri në 53-vjeçare. Policia tha se vozitësi i veturës ishte 22 vjeç. /express

Lexo të tjera