Lajme

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohen dy persona

0
aksident-trafiku-ne-podujeve,-lendohen-dy-persona

Aksidenti ndodhi në mes dy veturave, ndërsa rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./Lajmi.net/

Lexo të tjera