Sport

Aksidenti i frikshëm në Formula 1, dëgjohen fjalët e shoferit: Duan të na vrasin

0
aksidenti-i-frikshem-ne-formula-1,-degjohen-fjalet-e-shoferit:-duan-te-na-vrasin

Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina.

Shoferët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka hyrë makina e sigurisë.

Shkaktar i aksidentit ka qenë Verstapen që ka goditur nga pas Gaslin, teksa nga gara dolën 7 shoferë.

Një nga shoferët e përfshirë ka qenë edhe Grosjean, i cili ka shpërthyer në komunikimin radio me skuadrën e tij.

“Ka qenë një budallallëk i atij që ka qenë në fillim. Duan të na vrasin apo çfarë? Është idiotësia më e madhe që kam parë ndonjëherë”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera