Lajme

Aksioni i Eulex-it, Krasniqi: Kështu duhet vepruar NGA: A.M. MË: 25 SHTATOR 2020 NË ORA: 16:33

0

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Islam Krasniq,në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar aksionin e zhvilluar në ditën e sontme në zyrat e OVL-së.

Ai këtë aksion e ka qujatur spektakel  të panevojshëm, pasi gjithsecili që është ftuar nga kjo Gjykatë për intervistë është paraqitur vullnetarisht.

“Gjykata  Speciale sot ka bërë një spektakel  të panevojshëm, pasi që çdo ftesë  që ka  ardhur nga Tribunali të gjithë janë paraqitur vullnetarisht dhe pozitivisht edhe  ata që së kanë votuar dhe kanë qenë kundër  kësaj votimit të këtij Ligji për ti dhënë të drejtë kësaj Gjykate”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka paralajmëruar se në Eulexi vazhdon kësi spektakle të panevojshëm mund të ketë edhe trazira.

Nëse  Eulexi vazhdon kësi spektakle të panevojshëm mund të ketë edhe trazira, pasi që kësi spektaklesh mund të prekin ndjenjat e qytetarëve dhe  atyre që sot ju mungojn gjymtyrët e trupit  e që mund të bëjnë ndonjë veprim i cili mund të krioj trazira ku edhe mund të marrë jetra  njerzish”, ështtë shprehur Krasniqi.

Për më tepër, ai ka sugjeruar se si duhet të veproj tribunali në rastin e përsonave të cilët kanë urdhërarrest.

“Tribunali duhet  vetëm ftesen ta dergojë pjesën tjetër duhet ta kryen institucionët tona ashtu siq e  parasheh ligji, dhe në fund mos të harrojm së këto spektakle, këto maltertime për Invalidet e Luftës dhe  Çlirimtaret  i kemi dhurat nga Presedenti pasi që ai ka  kërkuar  për këtë tribunal duke e ditur e terë bota së krime kush ka kryer dhe ku ndodhen kriminelët!..”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Lexo të tjera