Lajme

Aktakuzë kundër kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

0
aktakuze-kunder-kryetarit-te-tuzit,-nik-gjeloshaj

Aktakuzë është ngritur edhe kundër kryeshefit të Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj dhe policit komunal E.M, për të njëjtën vepër.

Gjeloshaj akuzohet se më 24 e 25 shkurt të këtij viti, sfidoi organet e rendit, duke i ftuar pronarët e gastronomisë në qytet t’i hapin lokalet, përkundër vendimit të Qeverisë për mbyllje shkaku i COVID-19.

“Gjeloshaj akuzohet se u ka bërë thirrje të tjerëve të rezistojnë dhe të mos i binden vendimit të ligjshëm të organit shtetëror dhe të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar, si rezultat i të cilit vendimi i ligjshëm i organit shtetëror nuk u zbatua, sepse më 24 shkurt, ai organizoi takim me pronarët e objekteve hotelerike nga Tuzi dhe u bëri thirrje, të hapin objektet e tyre, gjë të cilën pronarët e bënë të nesërmen, në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalonte funksionimin e objekteve hotelierike, njoftoi Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë.

Rexhep Çunmulaj dhe E.M akuzohen se kanë ndihmuar Gjeloshajn, sepse, në të dy korsitë e rrugës Podgoricë – Tuz, parkuan automjete zyrtare të Policisë Komunale, bllokuan trafikun dhe kështu penguan ndjeshëm zbatimin e veprimeve zyrtare nga oficerët e Drejtorisë së Policisë – Qendra e Sigurisë Podgoricë, të cilët kryenin inspektimin mbi respektimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. tch

Lexo të tjera