Fun

Aktivistët pro-incestit mbështesin martesën e prindit me fëmijë pasi një çift i tillë kërkon të legalizohet martesa incestuale

0
aktivistet-pro-incestit-mbeshtesin-martesen-e-prindit-me-femije-pasi-nje-cift-i-tille-kerkon-te-legalizohet-martesa-incestuale

Çfarë shumica e njerëzve do ta quanin horror universal, për disa njerëz duket se është shumë e pranueshme, shkruan lajmi.net.

Javën e kaluar, në titujt e shumë portaleve mund të keni lexuar për çiftin prind-fëmijë që kanë ndërmarrë veprime legale, duke kërkuar që të legalizohet martesa incestuale.

Ndërsa shumica e njerëzve kanë reaguar në neveri, me sa duket një pjesë e njerëzve janë shumë mbështetës në ndryshimin e ligjeve që e ndalojnë këtë lloj martese.

Çifti prind-fëmijë nga New York kanë deklaruar se incesti nuk duhet të kriminalizohet, dhe përkrahësit e tyre kanë nisur mbi 130 peticione online për të ndryshuar ligjet që e ndalojnë incestin.

Edhe pse këto peticione kanë mbledhur një numër të vogël të nënshkrimeve, është shqetësues fakti që ka njerëz që mendojnë se kjo është në rregull.

Aktivisti australian Richard Morris, ka thënë se kjo është akoma fillimi. Ai u shpreh se u bë përkrahës në këtë lloj të lidhjeve, pasi dëgjoi rastin e një çifti nga Skocia që u dënuan për lidhjen e tyre.

Çifti ishin baba dhe bijë, dhe ata u takuan për herë të parë pasi vajza ishte mbi moshën 18 vjeç. Ata filluan një lidhje seksuale, për të cilën u dënuan.

Ai thotë se njerëzit që kanë lidhje gjaku dhe nisin një lidhje seksuale nuk kanë bërë asgjë keq dhe nuk kanë lënduar askënd. Ata thjeshtë janë dashuruar me dikë që janë të lidhur familjarisht.

Morris thotë se pranimi i incestit si legal është thjeshtë barazi në martesë. Ai thotë se është po aq e padrejtë sa burgosja e personave homoseksual, që shumë vite më parë ishte ligj në fuqi.

Morris thotë se martesa incestuale duhet të jetë e drejtë e të gjithëve. Mirëpo, gjasat që këto peticione të arrijnë diçka janë shumë të vogla.

Ato nuk do të pranohen kurrë nga shoqëria, dhe ligjvënësit mendojnë se ato nuk duhet të normalizohen kurrë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera