Rozë

Aktorët e njohur akuzohen se kanë fëmijë së bashku fshehurazi

0
aktoret-e-njohur-akuzohen-se-kane-femije-se-bashku-fshehurazi

Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të filmit “Fifty shades of Grey”, film i cili çmendi botën pesë vite më parë, shkruan Eonline.

Jamie Dornan, në rolin e Christian Grey, u kthye në idhullin e çdo femre dhe madje nga nga ata persona që janë përfshirë aq shumë në historinë e filmit, saqë mendojnë se Jamie dhe Christian janë i njëjti person edhe në jetën reale, shkruan lajmi.net.

Siç aktori ka treguar në një intervistë për “Variety”, dikush e kishte habitur shumë me veprimin e tij ndaj Dornan.

Një fans besonte verbërisht se Jamie dhe Dakota kishin bërë një fëmijë së bashku pas skenave erotike me marrëdhënie seksuale.

Madje, fansi i kishte dërguar Jamie-t një foto të një fëmije, që sipas fansit ishte i aktorit. Për më tepër, ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte gruas së Jamie-t.

“Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi dhe i Dakotës dhe e kishim bërë këtë fëmijë gjatë filmit. Ishte e çuditshme”- ka treguar aktori.

Dornan është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Amelia Warner, ndërsa e ka sqaruar gjithmonë se ai dhe Dakota Johnson janë vetëm miq./Lajmi.net/

Lexo të tjera