Rozë

Aktori italian u pagua mijëra euro për të pranuar se është homoseksual?

0
aktori-italian-u-pagua-mijera-euro-per-te-pranuar-se-eshte-homoseksual?

Aktori i famshëm italian, Gabriel Garko, pak ditë më parë pranoi publikisht se ai është homoseksual, shkruajnë mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Ky lajm bëri bujë të madhe në medie, ndërsa thuhet se për të bërë këtë publike, Gabriel u pagua me mijëra euro.

Gazetarja italiane, Selvaggia Lucarelli, ka zbuluar se rrëfimi i tij nuk ishte falas, sepse sipas saj ai është paguar mirë nga dy televizione shumë të njohura italiane.

Gazetarja u shpreh “Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’.

U tha se aktorit të njohur ky rrëfim i së vërtetës i kushtoi 60 mijë euro, por kjo ende nuk është konfirmuar as nga Gabriel Garko as nga dy televizionet e përfshira. /Lajmi.net/

Lexo të tjera