Rozë

Aktori kosovar publikon foto nga një dasmë: Ministër na fal, por për idare e kemi

0
aktori-kosovar-publikon-foto-nga-nje-dasme:-minister-na-fal,-por-per-idare-e-kemi

Edhe me masat e reja, nuk lejohet organizimi i dasmave, por një gjë e tillë po ndodh tash e sa muaj në territoret shqiptare, shkruan lajmi.net.

Madje, disa prej fytyrave publike kanë publikuar fotografi nga dasma dhe ahengje të tjera, ku shihen numër i madh i të ftuarve.

Së fundi, aktori Adnan Blaku, me anë të një postimi në Instagram, shfaqet mes dasmorëve në dasmë.

“Ministër na fal a? Po për idare e kem”, ka shkruar ai sipër fotografisë, në të cilën nuk munguan komentet e ndjekësve.

View this post on Instagram

Minister na fal a? Po per idare e kem😜

A post shared by Adnan Blaku (@adnanblaku) on

Muaj më parë, këngëtari Labinot Rexha publikoi disa video në Facebook nga një dasmë e madhe e organizuar në oborrin e një shtëpie, ku kishte shumë dasmorë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera