Lajme

Albena Reshitaj, Adem Hoxha si dhe Fadil Gashi votojnë edhe në raundin e dytë

0
albena-reshitaj,-adem-hoxha-si-dhe-fadil-gashi-votojne-edhe-ne-raundin-e-dyte

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka pas thirrje nga bashkëpartiakët e saj që ta bojkotojë seancën.

Ndërsa, Deputeti Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), po merr pjesë në seancë pasi kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, pas arritjes së një pazari politik.

Po ashtu edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi, ka hedhur votën e tij në dy raunde, ndërsa nuk ishte pjesë e seancës që u mbajt të shtunën.

Lexo të tjera