Rozë

Albumi “Nil” si shprehje e pikëtakimit muzikor

0
albumi-“nil”-si-shprehje-e-piketakimit-muzikor

Një prej nismave të tilla të zhanrit “world music” u prezentua përmes koncertit të suksesshem të projektit “Nil” nga muzikanti / aktivisti kulturor Ertan Ilyaz.

 Me një laramani këngësh e kapacitetesh performuese të instrumentistëve, koncerti I realizuar në Kino Armata në Prishtinë i dha publikut kosovar një program të veçantë polistilistik ku takohen kulturat e ndryshme muzikore tradicionale dhe moderne dhe ku loja mes zhanreve ishte e rrjedhshme, koncize dhe shumë e pasur.

 Koncerti vuri në pah një version të gjallë performues të materialit muzikor të albumit, ku performuan disa prej instrumentistëve shumë të suksesshëm të skenës, siç është kitaristi i njohur Agron Peni, saksofonisti Dukagjin Muhaxheri, bateristi Teoman Ukqa, basisti Labinot Krasniqi, kitaristi Senad Jamini, perkusionisti Xhemil Gjini si dhe mysafiri special dhe doajeni i muzikës nga Prizreni, Aluş Nuş i cili performoi me instrumentin muzikor “Yayli Tambur”(Tambur me hark) – instrument tradicional turke që derivon nga “mızraplı tambur”, variacion i tamburit tradicional turk.

 Ertan Ilyaz është performues, kompozitor dhe një nga aktorët e rëndësishëm që përmes koncerteve të veçanta, organizimit të “Turkish Jazz Fest” dhe nismave të tjera sjell për vite me radhë ngjarje të spikatura muzikore të profilit “World music”, duke promovuar kështu diversitetin muzikor të Kosovës dhe duke i bërë bashkë muzikantët e Kosovës me ata të rajonit e më gjërë.

 Projekti “Nil” eshte albumi i pare i Ertan Ilyazit, i cili sipas autorit bashkon “ndjesinë e tij ndaj qenies më të bukur, fëmijës, dhe shprehjes muzikore që përfaqson gjithçka që vjen nga shpirti”.

 Ne album paraqiten 22 artistë nga Kosova (me origjine shqiptare, turke dhe boshnjake), Turqia, Italia dhe Gjermania në një program të larmishëm kompozimesh origjinale me theks te zhanret moderne të llojit jazz, rock, flamenco, folk, world, etj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera