Rozë

Alessandra Ambrosio shfaq linjat në Brazil derisa ishte bërë gati për sërf

0
alessandra-ambrosio-shfaq-linjat-ne-brazil-derisa-ishte-bere-gati-per-serf

Alessandra Ambrossio u është rikthyer rrënjëve të saj, ndërsa ishte në një pushim të gjatë në vendlindjen e saj në Brazil, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Të premten, supermodela 39-vjeçare tregoi anën e saj aktive ndërsa shkonte për sërf derisa ishte në plazhet e Florianopolis.

Veshur me një palë bikini blu dhe duke mbajtur dërrasën e saj të sërfit në dorën e saj të djathtë, Alessandra tregoi se ishte bërë gati për sërf, ndërsa pozonte për disa fotografi.

Modelja e “Victoria’s Secret” tregoi figurën e mahnitshme në këto fotografi, teksa gjendej buzë detit.

Ajo i buzëqeshi kamerës derisa ishte gati të futej në ujë. Alessandra kohën e pushimit e shfrytëzoi edhe për të qëndruar me familje. /Lajmi.net/

Lexo të tjera