Sport

Allegri favorit për të marrë drejtimin e PSG

0
allegri-favorit-per-te-marre-drejtimin-e-psg

Sipas ‘le10Sport’, italiani shihet si zëvendësues ideal i Thomas Tuchel, pasi që ky i fundit kritikoi drejtuesit parisien për transferimet verore, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që marrdhënia e Tuchel me drejtorin e klubit Leonardo të fothet dhe zërat për largimin e tij sa vijnë e shtohen.

Pas rinovimit të Guardiolas me Manchester Cityn, tani Allegri shihet si synim kryesor në qoftë se shkarkohet gjermani.

Ndërkohë, PSG humbi ndeshjen e fundit ndaj Monacos në Ligue 1, ndërsa rrezikon edhe kualifikimin më tutje në Ligën e Kampionëve ku qëndron në vendin e dytë me pikë të barabarta me RB Leipzig./Lajmi.net/

Lexo të tjera