Sport

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut takon krerët e FFK dhe disa lojtarë – në mbështetje për fitore

0
ambasadori-i-kosoves-ne-maqedonine-e-veriut-takon-kreret-e-ffk-dhe-disa-lojtare-–-ne-mbeshtetje-per-fitore

Ndonëse nuk lejohet prania e tifozëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, qyteti i Shkupit gjen përkrahje për Dardanët.

Një nga njerëzit që u kujdes për t’i dhënë mbështetjen e tij Kosovës është edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj.

“Forca Kosova. Para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut!. Me kryesinë e FFK-së dhe disa nga lojtarët e kombëtares së Kosovës, në mbështetje për fitoren ndaj kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, ishte mbishkrimi i Dedaj në ‘Facebook’, i shoqëruar me disa fotografi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe postimin e Dedaj, ku shihen edhe fotografitë. /Lajmi.net/

Forca Kosova !Para ndeshjes historike me Maqedonine e Veriut!Me kryesine e FFK-se dhe disa nga lojtaret e kombetares se Kosoves, ne mbeshtetje per fitoren ndaj kombetares se Maqedonise se Veriut!

Gepostet von Gjergj Dedaj am Donnerstag, 8. Oktober 2020

Lexo të tjera