Lajme

Analisti shqiptar nga Amerika jep analizën: Ja kush e fitoi debatin Trump – Biden – ky do të jetë fituesi i madh

0

Donald Trump dhe Joe Biden

Analisti i çështjeve politike, Bleron Baraliu, ka bërë një koment debatin presidencial i cili zgjati më shumë se 90 minuta, përcjell “Bota sot”.

Ai fillimisht shkruan se në sipërfaqe, presidenti aktual Donalt Trump mbërriti në debat i mllefosur dhe filloi gjithçka me një stil alla debateve të zhurmshme në Shqipëri e jo si i ka hije historikisht këtij debati.

Sipas analisti të njohur, Trump ka fituar më shumë nga debati sepse kjo lloj gjuhë dhe rrëmujë i konvenon atij dukshëm dhe veç sa solidifikon bazën e tij.

Në fund, ai tregon se parashikimet janë se Trump do të ketë 41%, kurse Biden 59%.

Ja shkrimi i tij:

Bleron Baraliu

Ironia e debatit Trump – Biden

Në sipërfaqe, Trump mbërriti në debat i mllefosur dhe filloi gjithçka me një stil alla debateve të zhurmshme në Shqipëri e jo si i ka hije historikisht këtij debati, dhe kështu Biden ishte në pozicion të favorshëm qysh nga fillimi. Por edhe Biden u zhyt në llumin e debatit shumë shpejtë, duke krijuar një reagim zhgënjimi nga votuesit e pavendosur. Në rrafsh moral e intelektual, ma merr mendja që Biden doli fitues…

Por, Trump ka fituar më shumë nga debati sepse kjo lloj gjuhë dhe rrëmujë i konvenon atij dukshëm dhe veç sa solidifikon bazën e tij. Nëse Biden i duhej të solidifikonte vota dhe energji të shtuar për të mbyllur avantazhin që ka në sondazhe, këtë kurrsesi nuk e bëri – prandaj mendoj se ishte humbës i madh i debatit nga perspektiva e ‘lost opportunity’! Për të kuptuar këtë duhet analizuar si fitohen zgjedhjet në ShBA dhe sa të besueshme janë sondazhet, sidomos në raport me cfarë na ka mësuar 2016 – dhe në këtë drejtim mendoj se kampi Trump do të ndahet i kënaqur nga sa kanë arritur në raport me pritshmërinë dhe edhe më shumë nga sa nuk ka arritur Biden përkundër gatishmërisë së ulet të Trump për debatin sonte.

Në anën pozitive Biden ishte më i kthjellet se qeë ishte pritur/jemi mësuar ta shohim, dhe i gatshëm për betejë. Në debatin e ardhshëm do të jetë favorit – por rreziku këtu është që Trump të jetë shumë më i përgatitur, sepse ai gjithmonë preferon luftën si underdog, dhe të përmbys betejën si me Hillaryn.

Për momentin vlerësoj se probabiliteti për fitore është në favor të Trump por pothuajse baras të 50%, dhe dy javët në vazhdim do të jenë kyçe për të kuptuar se cili kandidat do të triumfoj – edhe pse Biden është dukshëm para në sondazhe të thjeshta…

s.p.d. bastoret e kanë Trump 41%, Biden 59%/ BS

Lexo të tjera