Teknologji

Apple lanson disa pajisje të reja

0

Gjiganti teknologjik, Apple, ka lansuar të martën një seri të pajisjeve dhe shërbimeve të reja.

Apple ka prezantuar orën e re të mençur, Apple Watch Series 6, që monitoron oksigjenin në gjak për 399 dollarë dhe një version të ri më të lirë Apple Watch SE për 279 dollarë.

Pakoja Apple One është shërbimi i veçantë që do të kushtojë 15 dollarë në muaj si plan individual dhe 20 për familje. Aty përfshihen planet për televizion, muzikë e video-lojëra. Kompania ka njoftuar se do të shtojë edhe planet për lajme, shërbime fitnesi e më shumë hapësirë për 30 dollarë në muaj.

Kompania ka thënë se orët e reja mund të porositen nga e marta dhe do të jenë në dispozicion në fundjavë.

Kompania ka shtuar edhe një çip më të shpejtë te modeli i saj bazë iPad, që tani kushton 329 dollarë. iPad Air i ri do të kushtojë 599 dollarë dhe ngjan më shumë me modelet iPad Pro.

Pajisja më e kërkuar e Applet, iPhone, pritet të lansohet muajin e ardhshëm, pasi zyrtarët kanë shpjeguar se lansimi u shty për shkak të telasheve me pandeminë.

Lexo të tjera