Teknologji

Apple lanson linjën e re të iPad-ëve

0
apple-lanson-linjen-e-re-te-ipad-eve

Modelet nga linja e re huazojnë pamjen e iPad Pro më të ri, të cilat kanë anët katrore dhe nuk e kanë “home button” në pjesën e përparme, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Sensori i gjurmës së gishtit Touch ID që ishte në atë buton është zhvendosur në pjesën për mbushje të pajisjes, tha Apple.

Por përndryshe Air tani përfshin pothuajse çdo tipar nga formacioni Pro.

Ndër të tjera, iPad-i më i shtrenjtë përfshin sensorin LiDAR të Apple – një teknologji e ndjeshmërisë së thellësisë që thuhet se do të vijë në iPhone 12 – si dhe një aparat fotografik shtesë, bashkë me një ekran pak më të madh dhe më të shpejtë në sinkronizim. /Lajmi.net/

Lexo të tjera