Sulmuesi i talentuar do të largohet nga futbolli i Kosovës, për t’iu bashkuar Ankara Keçiorengucu në Turqi.

Ankara Keçiorengucu bën pjesë në ligën e dytë të Turqisë, por synon inkuadrimin në Superligë.
Manaj me këtë skuadër ka nënshkruar për tri sezone, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se Manaj sezonin e kaluar ka qenë një nga futbollistët më të mirë në futbollin kosovar.
Ai tani i bashkohet listës së Jetmir Topallit dhe Visar Bekajt, që janë larguar nga Superliga e Kosovës, me të parin që është transferuar në Turqi, dhe portierin prishtinas në Shqipëri./Lajmi.net/