Së fundmi ka pasur zëra se modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli është në pritje të fëmijës së parë me reperin Fero, shkruan lajmi.net.
Kësaj pyetje të shumë fansave ajo i ka kthyer më në fund përgjigjen e prerë.
Arbenita erdhi me poza atraktive e veshur në rroba sportive dhe dukej tejet joshëse. Ndërkohë që pranë postimit nuk kanë munguar komentet pozitive dhe pyetjet e shumta.
Dikush prej ndjekësve nuk ngurroi dhe i parashtroi pyetjen nëse është shtatzënë dhe Arbenita dha përgjigjen e saj të prerë.
Ajo tregoi se nuk është shtatzënë derisa po i shijonte komplimentet për të dhe Feron po ashtu./Lajmi.net/