Ekipi i sapoinkuadruar në elitë, Arbëria është duke barazuar kundër pretedentit për titull Prishtina 1:1.
Skuadra nga Dobraja e Lipjanit doli e para në avantazh me golin e Dior Zabërgja (10′) nga jashtë zone, ndërsa Otto John (35′) barazoi nga afërsia.
Ndërkohë, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida Drenica – Besa.
Matheus De Paula (34′) i dha fillimisht epërsinë Besës në takim me Drenicën në gjysmën e parë.
Vendasit barazuan në minutat e fundit me anë të Hysen Tahirit (44′) nga pika e bardhë. /Lajmi.net/