Lajme

Arbërie Nagavcin e VV-së, e priti vetura në mes të rrugës duke krijuar kolona

0

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, udhëhoqi për një kohë seancën e sotme. Më të shkuar në pauzë, ajo doli nga objekti i Kuvendit.


Mirëpo, një qytetar thotë se derisa doli ajo, një veturë po e priste jashtë dhe atë në mes të rrugës.

Qytetari i ka thënë Reporterit se vetura që po priste deputeten e VV-së, qëndroi për disa minuta në mes të rrugës, duke shkaktuar kolona të gjata.

Sipas tij, tollovia që u krijua nga kjo veturë, zgjati edhe për disa minuta pasi rruga u lirua.

Sidoqoftë, Prishtina ditëve të fundit është bllokuar nga veturat, të cilat po krijojnë kolonë edhe për shkak të punimeve që po kryhen në shumë pjesë të qytetit.

Lexo të tjera