Lajme

Arifi: Lugina e Preshevës ndihet e neglizhuar nga Kosova dhe Shqipëria

0
arifi:-lugina-e-presheves-ndihet-e-neglizhuar-nga-kosova-dhe-shqiperia

“Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi të mbyllur, jemi të diskriminuar por plus edhe të nënçmuar në nderin tonë, në inteligjencën tonë dhe në atë të cilën na e paraqesim”, tha ai.

Thotë se neglizhencën e kanë të pritshme nga shteti serb, por befasohen nga mos përkrahja e qeverive shqiptare.

“Unë nuk e kam shumë problem Vuçiqin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai. Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptarë dhe kosovarë të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiqi në Kosovë te minoriteti serb”, tha Arifi në RTK.

“Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës”, shtoi ai.

Lexo të tjera