Rozë

Arilena pozon pranë bredhit të stolisur, rrëmben vëmendje me këtë detaj

0
arilena-pozon-prane-bredhit-te-stolisur,-rremben-vemendje-me-kete-detaj

Arilena Ara ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit, e këtë gjë e tregoi përmes fotografive të fundit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, me të cilat tregoi se e ka stolisur bredhin në shtëpi dhe pret me padurim festat.

“I dashur, Krishtlindja po vjen”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografive, por vëmendjen e merr me fizikun.

Arilena ishte veshur me tuta dhe një bluzë të shkurtër, teksa tregoi belin e formësuar, rezultat ky nga ushtrimet e vazhdueshme në palestër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Si shumë prej kolegëve të saj, edhe Arilena ka vendosur që në këtë periudhë pandemie të shijojë jetën pran më të dashurve të saj dhe nuk ka sjellë diçka të re.

Projekti i fundit i Arilena Arës është “Fall from the sky”, i cili ishte përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”, por festivali u anulua për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera