Fun

Ariu polar ‘shkrihet së qeshuri’ teksa luan me nënën në kopshtin zoologjik në Siberi

0
ariu-polar-‘shkrihet-se-qeshuri’-teksa-luan-me-nenen-ne-kopshtin-zoologjik-ne-siberi

Një nënë arushë polare dhe këlyshët e saj dukeshin sikur ‘qeshnin me të madhe’ teksa rrokulliseshin në dëborë, në një kopsht zoologjik në Rusi, shkruan lajmi.net.

Arusha tetë vjeçare Kolymana jeton në kopshtin zoologjik më të ftohtë të botës në Orto-Doydu, në rajonin verior rus të Yakutsk.

Në fotot e mrekullueshme të marra nga fotografja Natalya Okoneshnikova shihet Kolymana, e cila ka humbur nënën e saj që prej moshës katër-muajshe.

Okoneshnikova tha: “Ata po përqafoheshin dhe po luanin tamam përpara kameras time. Ishte e thjeshtë të kapja ndjesinë e dashurisë mes nënës dhe këlyshit të saj”.

Ajo shtonte se kjo ishte hera e parë që i afrohej kaq shumë një ariu polar për të bërë foto.

Pas vdekjes së nënës së saj kur ishte e vogël, arusha Kolymana ishte parë e vetme në një copë akulli mbi ujë, dhe ishte shpëtuar nga aktivistët e mbrojtjes së kafshëve të grupit rus të WWF.

Ata ishin kujdesur për të dhe më pas e dërguan në kopshtin zoologjik të Yakutsk, ku deri tani ka lindur dy këlyshë, një në 2017 dhe të fundit vitin që shkoi.

Kolymana dhe një nga këlyshët e saj duket sikur qeshin teksa luajnë në dëborë.

Kopshti zoologjik i Orto-Doydu në Yaktusk.

Kolymana kur ishte këlysh duke ngrënë nga një tas gjatë rekuperimit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera