Bota

Armenia nuk pajtohet me UEFA-në lidhur me ndeshjen kundër Shqipërisë

0
armenia-nuk-pajtohet-me-uefa-ne-lidhur-me-ndeshjen-kunder-shqiperise

Shqipëria ka një miqësore të caktuar me Armeninë, por meqë armenët janë tashmë në konflikt lufte me Azerbajxhanin, gjërat janë komplikuar.

UEFA ditë më parë ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e kompeticioneve të saj mund të pranojnë tifozët deri në 30% të kapacitetit të stadiumit.

Meqë situata është e jashtëzakonshme në Armeni, armenët po kundërshtojnë një mundësi të tillë, përcjell lajmi.net.

Shqipëria udhëton drejt Armenisë më 7 tetor. Ndeshja ishte në dyshim, por është vendosur të luhet me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se ‘Kuqezinjtë’ luajnë edhe ndaj Kazakistanit e Lituanisë, më 11 e 14 tetor. /Lajmi.net/

Lexo të tjera