BotaLajme

Përleshje të ashpëra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit

0

Kanë filluar sulmet ushtarake ndërmjet Azerbajxhani dhe Armenisë, për shkak të rajonit Nago-Karabakun i cili për dekada me radhë ka qenë çështje e pazgjidhur mes dy vendeve, pasi ai rajon zyrtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit por që kontrollohet nga armenët.

Ministria e Mbrojtjesë së Armenisë njoftoi për një sulm në vedbanimet civile në qytetin Stepanakert, ku thanë se kishin ishin  rrëzuar dy helikopterë tre dronë dhe se kishin  shkatrruar tre tanke.

“Përgjigjja jonë do të jetë proporcionale me udhëheqjen ushtarako-politik, Azerbajxhani mbanë përgjegjësi të plotë për këtë situatë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Ndërkohë Azerbajxhani njoftoi një operacion kundër-sulmues të trupave të tyre  përgjatë gjithë frontit duke penguar aktivitetin luftarak të forcave të armatosura të Armenisë me qëllim të ofrimit të  sigurisë së popullsisë civile.

Nga ana tjetër  zyrtarë nga Azerbejxhani  thanë  se po i përgjigjen  bombardimeve përgjatë gjithë frontit, ku të dy palët kanë raportuar vdekje të civilëve .

Të dy vendet  Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik para shembjes së tij më 1991.

Luftimet kufitare në korrik vranë të paktën 16 vetë, duke nxitur demonstratën më të madhe popullore për vite në kryeqytetin Azerbajxhan Baku, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë dhe rimarrjen e rajonit

 

Lexo të tjera