Rozë

Arrestimi i Lyrical Son, reperi tregon arsyen e incidentit

0

Ka nisur sot në RTV Dukagjini projekti më i ri televiziv “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Rrëfimi i parë ishte nga Lyrical Son, i cili për herë të parë hapi kujtimet e jetës së tij.

Lyrical Son njihet për një karrierë pa skandale, ku e gjitha është e bazuar në prurjet muzikore dhe aspak me ngjarje përtej saj.

Mirëpo, ka pasur dhe një moment të tij jo dhe aq të këndshëm. I pyetur për përvojat e këqija me Policinë, Festimi u deklarua se njëherë ishte arrestuar pa pikë faji.

“E kam parë veten në stacion të policisë. Në një kafe është bërë një bastisje. Në atë kafe pronarit i është gjetur diçka e dyshimtë edhe jam arrestuar dhe unë…Gjysmë ore apo një orë kam qëndruar në stacion derisa e panë edhe ata vet që unë as emrin nuk ja di atij pronari”, tregon Festimi në RTV Dukagjini.

View this post on Instagram

Caption this ..!!! 🌶❤️🙏

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson) on

Lexo të tjera