Lajme

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohen për armatim të rrezikshëm

0
arrestohen-dy-persona-ne-mitrovice,-dyshohen-per-armatim-te-rrezikshem

Njësiti hetimor nga SP-Veri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dëshmi kanë konfiskuar material dëshmues, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për dhënien e deklaratës, thuhet në njoftim.

Është kontaktuar prokurori shtetëror për Vepra të Rënda i cili rastin e kualifikon si më lartë.

Me punë të mëtutjeshme operative Njësiti Hetues SP-Mitrovica – Veri kanë ardhur deri tek të dhënat Operative se të dyshuarit në shtëpitë e tyre posedojnë armë tjera dhe municion. Me urdhër vërbal nga gjyqtari kujdestar janë lejuar dhe kryer tri bastisje, në tri lokacione.

Lokacioni 1- fsh. Bistricë, KK Leposaviq –janë gjetur një pushkë automatike, dhe një armë M-48.

Lokacioni 2-Mitrovica Jug – Lagja Kolonia- janë gjetur – pjesë të pushkës automatike, karikator të pistoletës , si dhe një sasi e municionit të kalibrit të ndryshëm.

Lokacioni 3 –Zveçan –Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë.

Nga të dyshuarit janë marrë tre telefona mobil, të cilët kanë material të shumtë dëshmues, për vepra të ndryshme penale, në këtë drejtim hetimet vazhdojnë.

Ndërkohë është kontaktuar Prokurori kujdestar, nga ana e hetuesisë, të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

Gjatë kryerjeve së punëve operative-hetimore policore, është ofruar bashkëpunim i mirë dhe asistencë nga ana e hetimeve: SP – Mitrovica-Jug, SP-Leposaviq , SP-Zveçan.

Janë arrestuar dy persona , të dyshuar për vepër penale “posedim i pa autorizuar i armës ose armatimit të…

Posted by Kosovo Police on Friday, April 9, 2021

Lexo të tjera