Janjeva u vra të enjten mbrëma afër shtëpisë së tij në Novi Pazar, teksa mediat serbe raportojnë se sot janë arrestuar dy persona, shkruan lajmi.net.
E.S, viti i lindjes 1981 është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e krimit, teksa J.P i lindur më 1968 është arrestuar nën dyshimin për ndihmë në kryerjen e vrasjes.
Sipas dyshimeve, E.S, më 1 tetor, rreth orës 7 të mbrëmjes në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të Janjevës, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
Bashkë me J.P, të arrestuarin tjetër, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Trupi i Janjevës u soll në Kosovë ku edhe u bë varrimi i tij dje. /Lajmi.net/