Rozë

Arrestohet një grua ‘topless’ në ceremoninë e varrimit të Princit Philip

0
arrestohet-nje-grua-‘topless’-ne-ceremonine-e-varrimit-te-princit-philip

Gruaja e arrestuar po protestonte ‘shpëto planetin’ ndërsa policia e kap atë para varrimit të bashkëshortit të Mbretëreshës, shkruan The Independent.

Një grua topless u kap nga policia jashtë varrimit të Princit Philip pasi protestoi me zë të lartë pas minutës së heshtjes kombëtare, transmeton lajmi.net.

Oficerët u panë duke e çuar gruan nga Windsor Castle dhe Chapel St George, ku po bëhej varrimi i ish Dukës së Edinburgut.

Ajo vrapoi në rrugë duke bërtitur “shpëtoni planetin” pasi turma modeste filloi të duartrokiste pas heshtjes.


Ajo u hodh mbi një statujë të Mbretëreshës Victoria para se oficerët e policisë ta largonin atë nga vendi i ngjarjes në Castle Hill.

Shumë njerëz u rreshtuan në rrugët e Windsor për të shënuar vdekjen e dukës, me ata që u mblodhën u bashkuan me mbretëreshën dhe vendin në një moment soditje të qetë para se të fillonte shërbimi funerale për mbretin./Lajmi.net/

Lexo të tjera