Sport

Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Man Utd – Smalling qëndron në ‘Stadio Olimpico’

0
arrihet-marreveshja-mes-romes-dhe-man-utd-–-smalling-qendron-ne-‘stadio-olimpico’

Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling, me shumë gjasë do të vazhdojë sezonin me skuadrën e Romës.

Roma është impresionuar nga paraqitjet e lojtarit sezonin e kaluar, kur ky luante si i huazuar nga Man United.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Roma më në fund kanë arritur marrëveshje me United, për një marrëveshje permanente, transmeton lajmi.net.

30 vjeçari Smalling do të kalojë në ‘Stadio Olimpico’ për 15 milionë euro.

Zyrtarizimi për këtë lëvizje pritet të ndodh sot, me lojtarin që do t’i jap fund aventurës 10 vjeçare me United. /Lajmi.net/

Lexo të tjera