Sport

Arsenal mëson çmimin e Houssem Aouar

0
arsenal-meson-cmimin-e-houssem-aouar

RMC Sport bën të ditur se Lyon po kërkon 50 milionë euro për mesfushorin Houssem Aouar, përcjell lajmi.net.

Arsenal është skuadra e interesuar për 22 vjeçarin, por çmimi i vendosur nga Lyon, e bën edhe më të vështirë përpjekjen e tyre.

Aouar është pjesë e skuadrës së parë të Lyon që nga viti 2017, dhe në 99 paraqitje ka shënuar 16 gola.

Kujtojmë se afati kalimtar i transferimeve është i hapur deri më 5 tetor./Lajmi.net/

Lexo të tjera