Ekonomi

Asetet shoqërore të Kosovës në Malin e Zi po tjetërsohen, AKP-ja ka angazhuar një avokat për pronat jashtë shtetit

0
asetet-shoqerore-te-kosoves-ne-malin-e-zi-po-tjetersohen,-akp-ja-ka-angazhuar-nje-avokat-per-pronat-jashte-shtetit

Akoma nuk është zgjidhur çështja e kontesteve për asetet e Kosovës që ndodhEn në ish-njësitë e ish-federatës Jugosllave.

Deri më tani shteti i Kosovës ka dështuar t’i kthejë pronat. AKP-ja po lufton e vetme në këtë betejë, pasi ka angazhuar një avokat që në disa shtete po merret më këtë punë, shkruan lajmi.net.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka bërë të ditur se Kosova ka në evidencën e saj 163 prona nëpër shtete të dala nga ish-Jugosllavia, pasuri e ndërmarrjeve shoqërore të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas AKP-së, Agjencia ka vështirësi në procesin e identifikimit të të gjitha aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës jashtë territorit të Kosovës në ish-Jugosllavi.  Tashmë ajo që dihet është se 15 janë në Bosnje dhe Hercegovine, 3 në Kroaci, 35 në Malin e zi, 8 në Maqedoni, 99 në Serbi, 1 në Slloveni.

Gjatë vitit 2019 ka pasur interesim të investitorëve për të blerë asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore të cilat gjinden në Mal të Zi. Përveç investitorëve individual për këto asete janë interesuar edhe Oda Ekonomike Britaneze në Kosovë. Por, AKP-ja ka bërë të ditur për lajmi.net se në këtë shtet, asetet e saj kanë filluar të tjetërsohen.

“Sa i përket pronave ne Republikën e Serbisë nuk kemi fare qasje duke pasur parasysh raportet  e përgjithshme me fqinjin verior Serbinë. Ndërsa sa i preket pronave në Republikën e Malit të Zi  kemi raste transformimi dhe ndërrim titullarit juridik të pronës në mënyra të kundërligjshme, e rasti me eklatant është prona e NSh; Rekreaturs ” Prishtina e zëvendësuar me Rekreaturs Budva dhe shumica e këtyre pronave janë jashtë kontrollit faktik të AKP-së dhe autoritetit të likuidimit të NSh-ve, kurse një pjesë e vogël e tyre evidentohet në emër të NSh-ve në regjistrat pronësore, ndërsa për një kategori të caktuar AKP është duke ndjekur procedurat gjyqësore nëpër gjykata dhe organet administrative”, thuhet në një perigje të AKP-së për lajmi.net.

Me nenin 159 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është përcaktuar në mënyrë të qartë se: “Të gjitha interesat në pronësi shoqërore në prona dhe ndërmarrje në Kosovë do të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës”.

Në AKP kanë bërë të ditur se në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë fare qasje për shkak të kufizimeve të lirisë së qarkullimit atje, ndërsa për disa prona që ka dëshmi dhe informacione kanë angazhuar një avokat, i cili kryen veprime te kufizuar dhe me autorizimi specifike për tri asete të  ndërmarrjeve shoqërore është për tu cekur se në BH-qytetin  Zenica kemi një aset të Nsh “ Jatex “ në shfrytëzim, por që shumica janë jashtë kontrollit administrative të AKP-se.

“Ne Kroaci kemi një numër te caktuar asetesh por nuk kemi ndonjë veprim specifik , ndërsa ne Maqedoninë e Veriut   kemi te autorizuar një ofrues shërbimesh për identifikim dhe sigurimin e dokumentacionit administrativ dhe pronësor te aseteve te NSh-ve dhe përfundimisht ne Slloveni kemi je aset por nuk kemi informacioni për statusin dhe gjendjen e tij”, thotë AKP-ja.

Me njohjen e Kosovës si shtet nga shumica e vendeve fqinje të dala nga ish-Republika e ish-Jugosllavisë dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe këtyre shteteve janë krijuar mundësitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve.

“AKP, bashkë me përfaqësues të Qeverisë dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës, janë angazhuar në bisedime e vizita direkte me shtete fqinje, dhe për këtë janë krijuar edhe grupe punuese për të evidentuar asetet e mbetura dhe për të gjetur zgjidhjen, që është kthimi i tyre tek pronari i vërtetë-shteti i Kosovës, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shtojnë tutje për lajmi.net zyrtarët e AKP-së.

Ndërkohë, po sipas të dhënave të AKP-së, asetet jashtë Kosovës janë të ndërmarrjeve: Trepça ; Kosova Sirovina; Jugoterm; Bankos; Anamorava; Komuna; Farmakos ;Artizani; Nsh”Komuna”; Kosova vera; 18 Nëntori; IGK Ballkan; Fabrika e Birrës Peje; Jatex ; Fabrika e lëkur këpucëve; Modeli; NT Rugova; Kosovashped; Tursit Kosova; Progres printing; IFS Progres; Filgran; Amortzatoret; EUP Ingernering; Agrokosova; Mekanizimi; Integj.

Në takimin në nivel ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë që është mbajtur para disa ditëve në Bruksel, është diskutuar për “pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore”.

Borko Stefanoviq, i cili ka qenë shef i ekipit negociator i Qeverisë së mëhershme të Serbisë, në dialog më Kosovën dhe aktualisht nënkryetar i subjektit opozitar serb Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, më herët ka thënë, se “pala e Serbisë mund të insistojë për disa prona të pretenduara”. “Beogradi, mund të insistojë për ndërmarrjet e mëdha, për minierat, fabrikat, në të cilat Republika e Serbisë ka investuar ose përmes kredive të cilat Republika e Serbisë i ka kthyer apo është duke i kthyer ende në emër të Kosovës”, ka thënë Stefanoviq.

Zgjidhja e këtij problemi duhet të kërkohet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thonë ekspertët e ekonomisë në Kosovë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera