Rozë

Asim Gashi dhuron donacion për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës

0
asim-gashi-dhuron-donacion-per-grate-e-mbijetuara-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes

Këngëtari i njohur shqiptar, Asim Gashi, gjatë ditës së sotme e ka vizituar Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave, shkruan lajmi.net.

Ai ka dëgjuar disa nga historitë e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës dhe ka dhuruar një donacion për ti ndihmuar.

“Sot vizitova Qendren per Promovimin e Drejtave te grave, ku u prita nga znj.Kadire Tahiraj u njoftova me disa nga histori te dhimshme te grave te mbijetuara te dhunes seksuale gjate luftes,anetare te kesaj qendre. Per keto gra dhuruam nje donacione qe do ti dalim sa do pak ne ndihme.

P.s Gjithashtu bejm thirrje qe kushdo qe ka mundesi te i dal ne ndihme ketyre grave qe kane perjtime te dhimbshme!”, ka shkruar këngëtari pranë postimit të bërë në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net/

Lexo të tjera