Rozë

Atdheu flet për të kaluarën: Akuzohesha në katër shtete për narkotrafik

0
atdheu-flet-per-te-kaluaren:-akuzohesha-ne-kater-shtete-per-narkotrafik

Konkurrenti nga “Përputhen”, Atdhe Xharavina është ndër emrat më të përfolur në emision, shkruan lajmi.net.

Së fundi, konkurrenti ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku foli rreth jetës private, duke zbuluar detaje të pathëna.

Ai tregoi se kishte probleme në katër shtete, ngase akuzohej për narkotrafik.

Madje, në rrjete sociale kanë qarkulluar herë pas here fotografi, ku Atdhehu shihej se ishte ndaluar nga policia në kufi.

“Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narkotrafik”, u shpreh ai.

Ndërsa në pyetjen e gazetares se a e ka kryer atë vepër penale, Atdheu u përgjigj “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera