Lajme

Atentati ndaj Mentor Hasanajt, shoqërohen tre persona, gjendet motori i atentatorëve

0

Policia ka shoqëruar tre persona si të dyshuar për atentatin ndaj shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj.

Mësohet gjithashtu se është gjetur motori të cilin ka përdorur atentatorët për të qëlluar në drejtim të makinës së Hasanajt. Mjeti është gjetur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Ende nuk janë mësuar identitetet e personave të shoqëruar.

Kujtojmë se atentati ndodhi në orët e drekës, ku Hasanaj po udhëtonte me të atin dhe gruan. Dy persona kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi e për pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë vetë Mentor Hasanaj e i ati, Xhelali. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur të shoqen e shefit të policisë./Express

Lexo të tjera