Lajme

ATK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit intensifikojnë veprimet për bashkëpunim

0
atk-dhe-zyra-e-kryeprokurorit-te-shtetit-intensifikojne-veprimet-per-bashkepunim

Me qëllim të njoftimit dhe prezantimit të rezultateve të deri tanishme, si dhe vështirësive me të cilat ballafaqohemi sot është mbajtur një takim i përbashkët në mes të ATK-së, Zyrës së Kryeprokurorit ( Koordinatorit të caktuar nga Kryeprokurori ), UNDP-së dhe këshilltarit nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga ATK kanë prezantuar të dhënat e përpunuara të siguruara nga ARC-ja, ARBK-ja, DK-ja dhe kryqëzimit të tyre me informatat me të cilat disponon ATK.

ATK ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit dhe UNDP-ja të organizohet një takim i përbashkët i kryesuar nga ZK me të gjitha institucionet relevante nga të cilat do të kërkohet ofrimi i informatave në formë elektronike (të automatizuar), informata të cilat duhet të jenë të standardizuara sipas kërkesave dhe nevojave të ATK-së, gjithnjë në funksion të implementimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve./Lajmi.net/

Lexo të tjera