Rozë

Ava Max shënon një sukses të jashtëzakonshëm me “Sweet but Psycho”

0
ava-max-shenon-nje-sukses-te-jashtezakonshem-me-“sweet-but-psycho”

Ava Max është një tjetër artiste me prejardhje shqiptare, e cila po ecën sigurt hapave të suksesit në karrierën si këngëtare, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se arriti një sukses të ri në platformën “Spotify”.

Kënga e saj “Sweet but Psycho” ka shënuar 1 miliard dëgjime në “Spotify”, andaj artistja i është gëzuar shumë këtij suksesi.

“E gjitha prej juve. 1 miliard dëgjime në Spotify. Faleminderit për gjithë dashurinë që nga dita e parë për “Sweet but Psycho🖤”.

Kënga “Sweet but Psycho” është publikuar dy vite më parë dhe deri tani ka marrë 616 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

Lexo të tjera