Sport

Avokati i Napoli, Grassani: ASL po shtynë izolimin e lojtarëve, përfshirë ndalimin e udhëtimit me kombëtare

0
avokati-i-napoli,-grassani:-asl-po-shtyne-izolimin-e-lojtareve,-perfshire-ndalimin-e-udhetimit-me-kombetare

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka gjasat e mëdha që të humb ndeshjen me Maqedoninë Veriore, si pasojë e rasteve pozitive te Napoli.

Dy lojtarë të napolitanëve dolën pozitiv me Covid-19, duke shtyrë institutin shëndetësorë të Campania (ASL) të ndalojë udhëtimin e skuadrës, dhe të rekomandojë izolimin e lojtarëve.

Avokati i Napoli, Grassani, ka konfirmuar kërkesën e ASL për të ndaluar edhe udhëtimet me kombëtare.

“Ka komunikata nga ASL dhe regjioni Campania që të ndalohet kontakti i lojtarëve me ambientet jashtë grupit, si dhe të ndalohet dalja nga kufijtë e Italisë, përfshirë edhe udhëtimet me kombëtare”, ka thënë Grassani, transmeton lajmi.net.

Në Itali po zhvillohet luftë e madhe mes Napolit me Juven dhe Serie A, me këto dy të fundit që janë kundër zhvendosjes së orarit.

Disa nga mediet italiane konsiderojnë se Napoli ka bërë situatën më dramatike sesa duhet, dhe ndoshta me të drejtë, pasi Milan luante ndeshjet edhe me disa raste pozitive në klub, përfshirë rastin e Zlatan Ibrahimovic.

Gjithsesi, sipas Grassani, Amir Rrahmani shihet se rrezikon seriozisht grumbullimin. /Lajmi.net/

Lexo të tjera