Lajme

Avokati Musa për konfiskimin e pasurisë së paligjshme: Çdo Agjencion që i bën konkurrencë prokurorisë është ndërhyrje në drejtësi

0
avokati-musa-per-konfiskimin-e-pasurise-se-paligjshme:-cdo-agjencion-qe-i-ben-konkurrence-prokurorise-eshte-nderhyrje-ne-drejtesi

“Çdo veprim, çdo ligj që ndërmerret me qëllim të vënies të ligjshmërisë dhe konfiskimit të pasurisë për ne është e pranueshme, por mënyra se si është prezantuar ky koncept-dokument, për tu konfiskuar një pasuri duhet të ketë nja aktakuzë ndaj tyre, por ata thanë që do të shkojnë në procedurën civile”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” në T7.

Sipas tij edhe Agjencioni që pritet të merret me këtë çështje nuk mund të krijohet pa u bërë fillimisht një ligj i veçantë.

“Në Kosovë ekziston Ligji për sekuestrimin e pasurisë. Çdo Agjencion që i bën konkurrencë prokurorisë është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që Agjencioni nuk mund të themelohet me koncept-dokument por duhet të nxirret një ligj. Nëse nxirret një ligj anti-mafi do të ishte mirë sepse vetëm emërtimi i frikëson politikanët”, deklaroi Musa.

Lexo të tjera