Lajme

AVONET: Ministria e Infrastrukturës sa më parë ta rregulloj rrugën Doganaj–Brezovicë

0
avonet:-ministria-e-infrastruktures-sa-me-pare-ta-rregulloj-rrugen-doganaj–brezovice

Sot u mbajt protesta në shenjë shqetësimi për gjendjen e rënd të rrugës në magjistralen Doganaj (Kaçanik) – Brezovicë

AVONET, thotë se shpreh shqetësimin për mos rregullimin e rrugës të magjistrales Doganaj – Brezovicë, e cila është në një gjendje të keqe, ku qytetarëve ju ka shkaktuar dëme në automjete dhe pengim në lëvizje, duke vështirësuar edhe jetën e këtyre banorëve të Komunës së Shtërpcës.

Qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë regjistrimit të automjeteve të tyre paguajnë taksen rrugore, për të pasur qasje dhe lëvizje të lirë dhe të sigurt. Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gjendjen e kësaj rruge e cila është bartëse e implementimit dhe ky institucion nuk ka shpreh vullnet për të bërë zgjidhje të problemit.

Andaj AVONET, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që sa më parë të veproj dhe të rregulloj rrugën Doganaj – Brezovicë.

Nëse nuk ka ndonjë veprim në rregullimin e rrugës, banorët dhe AVONET do të marrin veprim tjera demokratike për të shprehë shqetësimin e tyre. /Lajmi.net/

Lexo të tjera