Lajme

Azem Vllasi tregon si duhet të zgjidhet presidenti i ri

0

Avokati Azem Vllasi, thotë se zgjidhja më e lehtë në situatën e krijuar në Kosovë ku presidenti i deritanishëm, Hashim Thaçi, dha dorëheqje, do të jetë zgjedhja e një presidenti jopartiak.

“Nuk ka nevojë të priten zgjedhje të reja, për shkak të zgjedhjes së kryetarit, mundet edhe Kuvendi, jam i bindur se kandidati për president duhet të jetë dhe të zgjidhet një person jashtëpartiak. Partitë duhet të merren vesh dhe t’i bëjnë numrat për një kandidat jashtëpartiak, sepse sipas Kushtetutës presidenti është i gjithë qytetarëve”, tha ai.

Vllasi ka thënë se zgjedhja e një presidenti nga një parti do të sillte mosmarrëveshje më shumë mes tyre e sipas tij më e lehta do të ishte një jopartiak.

“Nëse partitë merren vesh që të jetë i një partie, çfarëdo që mundohet të jetë kryetar i të gjithëve, megjithatë do të shihet president i asaj partie të cilës i përkiste dhe do shihet si partisë së tij e jo i Kosovës. Më së miri do ishte president jopartiak. Më lehtë është partitë të merren vesh për një njeri jashtë partie, sesa të merren për ndonjë të një partie”, ka shtuar ai në DESKU të KTV-së./ BS

Lexo të tjera