BotaLajme

Azerbaixhani dhe Armenia shpërfillin thirrjet për armë-pushim, vazhdojnë luftimet e ashpra

0

Azerbaixhani dhe Armenia kanë kundërshtuar thirrjet për armëpushim pas luftimeve më të këqija në dekada mes dy palëve për territorin e diskutueshëm.

ShBA-të, Franca dhe Rusia së bashku dënuan luftimet në Nagorno-Karabakh, në jug të Kaukazit.

Por Turqia – aleat i Azerbaixhanit – i ka shpërfillur kërkesat për armëpushim, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Nagorno-Karabakhu zyrtarisht njihet si pjesë e Azerbaixhanit por qeveriset nga separatistët armenë. Vitet e negociatave kurrë nuk kanë rezultuar në një marrëveshje të paqes.

Azerbaixhani dhe Armenia kanë luftuar gjatë viteve 1988-1994 për këtë territor.

Armenia mbështet republikën e vetë-shpallur megjithëse kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht.

Të paktën njëqind njerëz raportohen të kenë vdekur dhe qindra të tjerë të jenë plagosur deri tash. /Periskopi

Lexo të tjera