Ajo theksoi se nuk mund të garantojë për një gjë të tillë, por se po bëjnë gjithçka që kjo të ndodhë.
“Meqenëse transferet janë bërë përmes bankës, paratë do të kthehen cent e më cent. Po bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë. Do të duhej të ktheheshin, por nuk mund të garantoj”, ka deklaruar ajo në T7
Ajo tha se çdo muaj ndodh barazimi dhe se mundësia që një rast i njëjtë të ketë ndodhur është shumë i vogël.
“Nga Thesari më kanë garantuar që s’ka ndodhur, sepse çdo muaj është bërë barazimi. Por, do të shohim çfarë do të dalë nga auditimi”./Zeri info