Sport

Bale – Tottenham, kështu përgjigjet Mourinho

0
bale-–-tottenham,-keshtu-pergjigjet-mourinho

Jose Mourinho ka komentuar raportimet e fundit në lidhje me transferimin e Gareth Bale në Tottenham Hotspur.

Sulmuesi i Real Madridit spekulohet se mund të rikthehet te “Spurs” pasi pritet të largohet nga Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mourinho ka refuzuar të konfirmojë interesimin e Tottenhamit për transferimin e Bale, transmeton lajmi.net. Por, ai pranoi se pëlqen shumë karakteristikat e yllit uellsian.

“Gareth Bale është futbollist i Real Madridit, unë nuk komentoj futbollistët e klubeve tjera. Nuk është detyrë e imja të mbaj kontakte me menaxherë, e sidomos për futbollistë që luajnë në klube tjera”, deklaroi Mourinho në konferencë për media.

“Jam munduar ta transferoj në Real Madrid gjatë kohës time atje. Por, presidenti ka përcjell instiktim tim dhe njohuritë e mija dhe në sezonin kur jam larguar, ai e solli në Madrid, edhe Gareth e di këtë. Por, nuk dua të flas për të më tepër sepse është futbollist i Real Madridit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Lexo të tjera