Sport

Ballkani kërkon nga FFK-ja të mos delegojë gjyqtarin Murtezi në ndeshjet e tyre, kjo është arsyeja përse

0
ballkani-kerkon-nga-ffk-ja-te-mos-delegoje-gjyqtarin-murtezi-ne-ndeshjet-e-tyre,-kjo-eshte-arsyeja-perse

Ballkani kishte bërë disa herë kërkesë për FFK-në që gjyqtarët si, Shpëtim Murtezi të mos ndajnë drejtësinë në ndeshjet ku merr pjesë skuadra nga Suhareka, transmeton lajmi.net.

Sipas klubit nga suhareka, Murtezi i kishte dëmtuar disa herë në ndeshjet ku kishte ndarë drejtësinë, e fundit ishte në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit.

Ballkani deklaroi se ekziston mundësia që të bojkotohet edhe ndeshja nëse ky gjyqtar delegohet në ndeshjet e tyre, pasi ai është një person i padëshiruar në Suharekë.

Suharekasit bënë publik lajmin përmes llogarisë zyrtare në Facebook, më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Ballkanit./Lajmi.net/

Lexo të tjera