Genoa ka qenë e lidhur me ish sulmuesin e Italisë prej kohësh, i cili është larguar nga Brescia, skuadër e cila ka rënë në Serie B.
Raportet bëjnë të ditur se për transferimin e Balotellit te Genoa kanë mbetur vetëm disa formalitete, përcjell lajmi.net.
Balotelli sezonin e kaluar te Brescia ka shënuar pesë gola.
Në të kaluarën, Balotelli ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Manchester Cityt, Liverpoolit, Nice dhe Marseille./Lajmi.net/