Duket se Obama ka menduar të bëjë edhe një film për biografinë e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
59-vjeçari ndërsa ishte ne në emision duke promovuar librin e tij, ka bërë një deklaratë të papritur, shkruan Daily Mail. Gjatë intervistës ai ka thënë se ‘vulën me miratimit të familjes sime’ e ka Drake, i cili është i vetmi që do lejoja të luante në filmin biografik.
“I talentuar, njeri i talentuar. Duket se ai bën gjithçka që dëshiron”, u shpreh Obama për reperin.
Barack Obama la të kuptohej se entuziazmi për një portretizim të Drake për të, do të vinte më shumë nga vajzat e tij Malia dhe Sasha, sesa nga ai./Lajmi.net/